Ish-kryeministri Sali Berisha shpalli sonte se ka vendosur të rikthehet aktivisht në jetën politike shqiptare.
Në një intervistë në TV Klan, z.Berisha njoftoi se jo vetëm që nuk ka ndërmend të braktisë mandatin e deputetit që sapo ka rifituar, por do të jetë shumë më aktiv.
Berisha theksoi se tani e tutje do të jetë shumë më i pranishëm në jetën politike shqiptare, por nuk dha hollësi të mëtejshme për strategjinë e tij të re.
Lëvizjet e fundit të Berishës vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur familjarisht në listën e zezë duke ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në intervistën e drejtpërdrejtë që noa.al po monitoron, Berisha tha se Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA. “Unë nuk e pranoj Shqipërinë me guvernator. Shqipëria nuk është shteti i 51-të i SHBA, se nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara edhe sikur të duan shqiptarët”.