Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha jo pak herë e ka treguar pasionin për kuzhinën përmes postimeve në rrjetet sociale.
Mbrëmjen e sotme, Aurela Basha ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një tjetër gatim të përgatitur nga ajo.
Ajo ka publikuar foton e gatimit me një përshkrim. “Darkë: qofte suedeze, pure me patate dhe sallate ajsberg”, shkruan Aurela Basha.
Aurela Basha është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe momente të kreut të PD, Lulzim Bashës në kuzhinë duke gatuar por edhe me vajzën e vogël, e cila po e ndihmonte në gatim.