Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj thotë se do të bëjë gjithçka që të mërzisë Kryeministrin Edi Rama, kur të shkojë në parlament.
Demokratët po përgatiten për betejën e parë ligjore me socialistët në organin ankimor te KQZ. Për këtë arsye po mbledhin provat për të faktuar manipulimin e zgjedhjeve.
Në një intervistë për “Top Channel”, Gjekmarkaj deklaroi se “do të bëj gjithçka që kryeministri të mërzitet”.
Gjekmarkaj tha se këto zgjedhje nuk do të njihen dhe nuk do të pranohen, por Parlamenti nuk do të lihet bosh nga ana e Partisë Demokratike.
“Në mënyrë që këto të jenë vërtet të kombinuara të jenë bindëse por mendoj se shumë shpejt demokratët dhe qytetarët do të jenë kudo për tu përballur me këtë haj dutëri të pazakontë të vje dhjeve në Shqipëri. Ne nuk do ta lëmë bosh Parlamentin, ne duhet të mbrojmë pozicionet tona. Duhet të mbrojmë përfaqësimin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë madje dhe të asaj pjese që iu ble dhe iu trukua vota. Por, sigurisht këto zgjedhje nuk do të njihen nuk do pranohen, por Parlamenti nuk do të jetë bosh”, tha Gjekmarkaj.
Sa i takon zërave që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike, Gjekmarkaj nuk sheh vend për dorëheqje të lidershipit për sa kohë humbja sipas tij e kishte shkakun përtej gardhit të selisë blu.
“Këto zgjedhje nuk janë fituar se janë vj edhur. A ka vend për reflektim? Sigurisht ne kemi pritur fitore dhe për arsye teknike më saktë inxhinjerike fitorja nuk erdhi dhe vend për reflektim ka, tek z. Basha tek unë tek të gjithë. Por nuk mendoj se lidershipi i Zotit Basha vihet në diskutim. Tani nuk është koha të mos krijojë probleme artificiale dhe të spostojmë vëmendjen. Sepse kryeministri është i interesuar që d ebati të zhvillohet tek Partia Demokratike”, u shpreh ai.
/NOA.al