Përpara se Shqipëria të shkonte në zgjedhje, Presidenti Meta doli me një deklaratë të fortë duke thënë se do të jepte dorëheqjen nëse mazhoranca do të merrte 71 mandate, në mënyrë demokratike.
Sot, që Edi Rama u konfirmua si Kryeministër me 74 mandate, Ilir Meta thotë se nuk do të japë dorëheqjen.
Fillimisht këtë e tha vetë, dhe më pas zëdhënësi i tij e përforcoi.
“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”, shkroi Tedi Blushi në Facebook. /noa.al/