Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka thyer sot heshtjen zgjedhore dhe i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Mziu i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Nuk po merrem më me ty se është h umbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill”.
Kujtojmë se kreu i qeverisë Rama, duke iu referuar Xhelal Mziut, deklaroi një ditë më parë se: “Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë pe nale”.
Mziu kërkoi ndjesë pas një deklarate ku shprehej se “kushdo që do guxonte të prekte v otën do ta p ësonte si ai i Elbasanit”, duke iu referuar Pjerin Xhuvanit.
REAGIMI I PLOTË
Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)! Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur ba ndat dhe ba nditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vje dhur vota, pasi do të marrë hu mbjen më të madhe të të gjitha kohërave.
Populli, që vetë e ke var fëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.
Ti je i vetmi kryeministër që ke vj edhur Shqipërinë!
Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të dr ogës!
Ti je Kryeministri që ke va rfëruar Shqiptarët deri në lu ftë për mbijetesë.
Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!
Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antik ombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!
Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!
Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.
Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.
Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti mo niste!
Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!
Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.
Dhe një gjë ta dish;
Vetëm në monizëm kr iminalizohet fjala e lirë, kë rcënohet de noncuesi, dhe jo ha jduti.
Kr im është të blesh vota, kr im është të përdorësh pol icinë për të shpërndarë para, kr im është të përdorësh kr imin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.
Aty ku falangat e kr imit janë bashkë me pushtetin për të shka tërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.
Kjo është detyrë e shenjtë.
Vox Populli, Vox Dei
Zëri i popullit është Zëri i Zotit !
Kjo është e gjitha…
Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.
Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.
Nuk po merrem më me ty se është hu mbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpe llarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.
Verdikt që nuk ndalet
Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi!/NOA.al