Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.
Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente.
Pas betimit ajo është uruar me duartrokitje në sallë. Gjithashtu Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës
“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi.
Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.
Vendosmëria për të rritur ëndërr 137n po jetësohet.
Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vu ajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam.
Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e se ksuale e dhu nës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë”, tha Osmani.