Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, iu është drejtuar me një mesazh falënderues qytetarëve, të cilët e votuan në zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa thekson se “Mendja Dibrane triumfoi dhe shkërmoqi ba ndën e Rilindjes…!”, Mziu ak uzon mazhorancën për blerje votash, teksa thekson se “u përdorën para të pista pafund dhe segmente të caktuara të Po licisë së Shtetit”.
Mes të tjerash, Mziu befason sërish në mesazhin e tij, teksa iu drejtohet atyre që nuk kanë votuar opozitën, duke iu thënë se do i ma llkojnë fëmijët e tyre, që u shitën për 5 mijë lekë.
“Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të va rfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…! Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë! Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit. Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”. Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…!”, shkruan Mziu.