Kolonja është bashkia e radhës që i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në këtë bashki ka përfunduar procesi i numrit të votave. Partia Socialiste ka siguruar 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.
Deri më tani procesi i numrit të votave ka përfunduar në 8 bashki: Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS-ja.
Në Tropojë dhe ne Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD dhe Aleanca për Ndryshim
PD siç pritej ka fituar, madje bindshëm, me 6443 vota ose 66.37% në Tropojë.
Partia Socialiste ka mundur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87.
Tropoja është pjesë e qarkut të Kukësit, një ndër qarqet e pakta deri tani ku opozita është në epërsi ndaj PS-së.
Më herët ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.
Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.
Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota. Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.
/NOA.al