Është ndezur atmosfera politike, gjatë numërimit.
Debate dhe të shara janë dëgjuar brenda një qendre numërimi në Vlorë.
Kon flikti ka ndodhur në KZAZ-në 86 të Vlorës.
Incidenti është shënuar para pak minutash dhe ka bllokuar numërimin e votave për një kohë të gjatë.
Nga përfaqësuesit e LSI është pretenduar se vota të pavlefshme i janë kaluar PS-së.
Përfaqësuesit e LSI treguan edhe votën e pavlefshme, që sipas tyre e kanë fotografuar, dhe ajo është llogaritur si votë në favor të PS-së.
Vëzhguesi i LSI është ko nfliktuar me numëruesit.
Edhe vëzhgues të PD-së kanë kërkuar më herët rishikim të votës, çka ka bërë që situata të ten sionohet mes të gjithë palëve.
/NOA.al