Astrit Çerma sot feston 72 vjetorin e lindjes.
Aktori i madh me origjinë nga Elbasani spikati me rolet dhe gjithçka që ka dhënë në kinematografinë shqiptare.
Për talentin me rolet e tij të mbetura në memorien e artdashësit shqiptar, ai konsiderohet sot një nga aktorët më të mirë që nxori Shqipëria në kohëra të vështira.
Astrit Çerma jeton aktualisht në SHBA, bashkë me familjen e tij.
Të afërmit dhe miqtë thonë se andej ai jeton me dashurinë e madhe për Shqipërinë.
Herë pas here kolosi i artit shqiptar poston në rrjetin e tij Facebook poezi, të cilat ia dedikon pla gëve të rënda të shoqërisë, një ndër të cilat është varfëria.
Pikërisht sot në ditën e tij të lindjes, aktori i madh publikoi një poezi me titull: Unë jam ti
Unë jam ti…
Ç’më zgjat dorën për lëmosh o njeri?
Edhe unë jam njeri,
Shpirtë, mish e gjak siç je ti…
Sa e dhimbshme dhe sa e pështirë
Lëmosha e njeriut për vet-veten e tij..
Ç’më troket, dhe pas pragut zgjat dorën?…
Jam i varfër sa ti varfanjak…
Ne se je i uritur ç’të të fal?
Eja..Shtyje portën. Kapërceje atë prag,
Unë jam ti…Ulu vëlla.
Le ta ndajmë ç’vë mbi sofër shpirti ynë,
Si një mish…si një gjak..
Astrit Cerma
/NOA.al