Loading...

SHBA: ‘Ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë’

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar shqiptarët për zgjedhjet dhe shpreson në vazhdimin e partneritetit me Kryeministrin Rama.
Ned Price, një zyrtar i lartë i Qeverisë amerikane, përgëzon po ashtu edhe opozitën për fushatën e fortë që bëri.

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Price.

Një përgëzim për fitoren, Kryeministri mori edhe nga ambasadorja Juri Kim, e cila ripostoi statusin e Red Price.

Zonja Kim shkruan po ashtu se fushata e Lulzim Bashës frymëzoi shpresë.

“Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, shkruan Kim.

Po ashtu diplomatja evidenton raportin e OSBE/ODIHR, gjetjet e të cilit duhet të shërbejnë për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com