Loading...

Sh err për politikën mes artistëve/ Ndrenika i përgjigjet Budinës: ‘Lavdi perëndisë që jam ende gjallë’

Regjisori Edmond Budina teksa ka folur për librin e tij “Kokëmushkat”, një roman që bazë të tij ka shpërfaqjen e fateve të tri shta të grave shqiptare, ke qpërdorimin e kanunit, intelektualët e rr emë, kri tikoi ashpër disa nga kolegët, të cilët, në fakt janë mjaft të njohur për publikun, Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin, lidhur me mbështetjen e tyre të hapur për maxhorancën aktuale qeverisëse.

Budina ka folur për pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë. Ai tha se pa dashur nuk i gjykon por ka disa gjëra që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

Budina pretendoi në media se duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa i takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen.

“U bashkuan me kr imin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”, tha Budina.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika.

Ai ironizon Budinën duke thënë regjisori u katapultua si zëvendës sekretar partie dhe thoshte për aktorin se ‘Ndrenika ishte rea ksionar’.

Sipas Ndrenikës, Budina përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.

“Lavdi perëndisë që jam ende gjallë… Ky Edmondi B….(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gj arpërinjve) kujdes nga Ndrenika se është rea ksionar… por faleminderit se në stërvitje u shtarake më lejonte vetëm pu shkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për hir të së vërtetës përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se na gjeti nje pardesy te bardhe se deri ne ate kohe mbante nje golf leshi te zi dhe te pa lare”, shkroi në mesazhin e reagimit Robert Ndrenika.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com