Gramoz Ruçi, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, e drejtues politik i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste ka kaluar pragun e 10,001 votave.
Ruçi mori mbi 10 mijë vota, duke arritur të marrë mandatin e deputetin edhe pse ishte i dhjeti në listën e PS për këtë qark.
Në fakt, do të ketë fillimisht një vendimmarrje të KQZ për të zëvendësuar Bashkim Finon, i cili humbi jetë pak kohë më parë, e më pas ripozicionim në listën fituese të PS.
Megjithatë, Gramoz Ruçi, mësohet se do të jetë deputet por vështirë se mund të rikthehet në krye të Kuvendit.
Gjashtëmbëdhjetë mandatet e Fierit janë ndarë: 9 për Partinë Socialiste, 6 për PD dhe 1 për LSI.
Tre kandidatët e tjerë që tani kanë thyer herësin, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë si dhe Luçiano Boçi i PD-së në Elbasan.
Shumë afër thyerjes së herësit është edhe Agron Kapllanaj i PD në qarkun e Fierit.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët është mbyllur zyrtarisht në 5 qarqe si në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. /NOA.al