Ka reaguar për herë të parë Rudina Hajdari,e cila garoi në qarkun e Elbasanit, por nuk mori dot një mandat për në Kuvend.
Në mesazhin e saj, Rudina Hajdari falënderon votuesit, pranon hu mbjen, por thotë se l ufta vazhdon. “Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me kr imin e organizuar kanë triumfuar”, thotë Rudina Hajdari, në reagimin e saj.
Reagimi i plotë:
Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.
Fatk eqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.
Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrë nuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për va ditje, pa kanalizime e pa akses në energji.
Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga kr imi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.
Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me kr imin e organizuar kanë triumfuar.
Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e kr imit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.
Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kr iminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të v arfërisë apo presionit e sha ntazhit.
Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.
Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luf tojmë më fort e më bindshëm.
Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por kr imi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të ko rruptuar ka hedhur rrënjë të thella.
Ne hu mbëm një be tejë por jo lu ftën.
Lu ftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.
Do të vazhdojmë!
Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt