Ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me propagandën që partitët politike kanë bërë në institucionet publike.
Ky reagim vjen pas materialit propagandistik të vendosur në Universitetin Politeknik të Tiranës nga koaliciomi PD-Aleanca për Ndryshim.
“Në zbatim e dispozitave ligjore dhe në respektim te rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve te praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve, kërkojmë heqjen e menjëhershme të materialit propagandistik të koalicionit “Partia Demokratike- Aleance per Ndryshim PD-AN nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik në Tiranë”, shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PD-së.
KQZ thirrje PS- PD: Mos bëni fushatë në institucionet publike
Ndërkohë PS u denoncua një ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, pas fushatave propagandistike në Bashkinë e Gjirokastrës
“Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe aktet denigruese ndaj kundërshtarëve duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike edhe nëpërmjet materialeve propagandistike.
Duke marre shkas nga fakti i bere publik i afishimit se dy materialeve propagandistike elektorale në Bashkinë Gjirokaster ju kërkojmë te merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre” shkruhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së