Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.
“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratat e ambasadores amerikane ditë më parë, e cila u bëri apel shqiptarëve që “nëse duan të votojnë të votojnë për ndryshimin dhe nëse duan kri min të votojnë kri min”, duke nënvizuar se deklaratat e saj u keqpë rdorën nga opozita.
Rama thotë se i njëjti mesazh i ambasadores u mbështet edhe nga Komuniteti Mysliman dhe Kisha Katolike.
“Ambasadorja amerikane është keqpë rdorur në mënyrën më bru tale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit në një ikonë propagande të atyre që duan të kthehen në qeveri, qoftë me mediat e tyre qoftë me sistemet e tyre të komunikimit me foton e ambasadores që thotë dua ndryshim. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që ka bazë, që është mbështetur edhe nga kleri katolik dhe mysliman në lidhje me blerjen e vo tës.
Nuk di çfarë të dhënash ka ajo. Nuk di të ketë të dhëna për të shprehur këtë shqetësim sepse në të shkuarën ka pasur njerëz ka blerë vota. Para pak ditësh, patëm një fakt që pol icia arr estoi dikë duke blerë vo ta dhe më rezulton i Partisë së Ilir Meta. Nuk e pashë gjëkundi Ilir Metën me shp atë në dorë. Në Dibër janë dë nuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica ishin e këtyre forcave që bëjnë rolin e virgjëresha që po mbrojnë shqiptarët nga pro stitucioni elektoral”, shtoi ai në Vizion Plus.