Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama, foli sot në Sarandë për përfshirjen sipas tij të presidentit të Republikës Ilir Meta në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama tha se Meta po kandidon jozyrtarisht për deputet në Vlorë ku edhe ai kandidon për deputet.
“Saliu dhe partia e tij, me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës; Ilir Metës që është Presidenti i Republikës për fatke qësinë e të gjithëve ne dhe që ka vendosur informalisht kandidaturën në Qarkun e Vlorës”.
Sipas Ramës, Meta po “zhvillon një fushatë skutash me subjektet OFL-së, premton lart e poshtë së do u nxjerrë njerëzit nga burgu atyre të cilëve u kërkon mbështetje, mbledh bashkë me atë Leskon e famshëm të fuçive të rakisë, që është fatke qësia më e madhe që i ka rënë lumit të Vlorës në bagëti dhe prokurorë e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vettingu. Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hi jenash, duke u futur zgëqeve.”
“Nga ana tjetër, – tha Rama, – pa harruar për të mos lënë dy gurë bashkë, për të nxitur medoemos sa më shumë rr ëmujë, konfuzion, pasiguri, duke arritur deri aty ku e panë të gjithë, te nxitja e bllokimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror të Republikës së Shqipërisë, pa dashur fare t’ia dijë për dë min e madh që një go ditja e tillë çmendurake mund të sillte për vendin”.