Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Elbasan, tha se partia që drejton ka si objektiv minimal 9 mandate në këtë qark.
Ne, tha Edi Rama, “nuk duam pushtetin por shtetin për t’i shërbyer Shqipërisë”.
Rama ceku edhe temën e patronazhistëve, duke thënë se është krenar për punën e tyre.
Ai shtoi se presidenti Ilir Meta ka ngritur shqetësimin se mund të përdoret numri i ID, por se nënvizoi se ky numër nuk i duhet as dreqit.
“Ka përpjekje të të rbuar për su lm. Numri i ID nuk i duhet dreqit, o Like. Unë e them publikisht numrin e ID dhe nuk ka pse të ketë shqetësim, në këtë mes. Kjo është si me të marrë targën e makinës, si me të marrë numrin 12. Numri 12 është dymbëdhjeta e pavarësisë së Shqipërisë. Nuk e duam Shqipërinë për pushtetin. Ne bëmë aeroportin e Kukësit. kanë nxjerrë vërdallë hijen e patronazhistit.
Jam shumë krenar për patronazhistët e PS-së. Patronazhistët e bëjnë PS-në si një parti amerikane. Edhe unë jam i pakënaqur ende e ne kemi lu ftë të madhe për të fituar. Jemi më të mirët në Europë për ritmin e vaksinimit. Ne këtu jemi që të vazhdojmë të ngjitemi në majë, se Shqipëria e ka vendin në majë, sepse vendi ynë do jetë kampione e turizmit, kampione për energjinë në Ballkan, për dixhitalizimin në Ballkan”, deklaroi Rama.