Loading...

Rama: ‘Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time…’

Së fundmi ka qarkulluar një lajm se Kryeministri Rama ka bërë botoks. Kreu i Qeverisë është përgjigjur sot për këtë, në një takim me gra dhe vajza në Tiranë.

“Unë botoks? E pse kam bërë botoks? Sepse u jam dukur papritur i qeshur edhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim.

Ka një arsye në fakt pse jam pak më i qeshur se ç’isha, nuk jam aq i ngrysur, pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, kjo arsye nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë, që marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipat e mbesat, hapin derën për fëmijët e tyre, që marrin vaksinën dhe kanë rifilluar të gatuajnë për nuset dhe djemtë e tyre pa pasur frikë ti hapin derën.

Si nuk e bënka efektin shumë më të mirë se sa të botoksit e gjithë kjo? E bën që ç’ke me atë punë sepse unë nuk jam në këtë detyrë për të bërë sikur, nuk jam për të dalë në televizor dhe të jem ai që s’jam, nuk jam për të menduar se si ju dukem të tjerëve kur ngrysem, kur nxehem, apo kur qesh, jam për të qenë deri në fund me mish e shpirt me të gjithë ata që më kanë dhënë këtë detyre dhe natyrisht nëse të gjithë ata janë në st ress”, tha Rama. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com