Kryesocialisti Edi Rama tha sot se ai nuk heq dorë nga thirrj për bashkëpunim me kreun opozitar Lulzim Basha. Ndonëse në emision satirik si Fiks Fare, Rama ishte i përgatitur për të dhënë dhe mesazhe ndaj demokratit Basha.
Sa i përket thirrjes ndaj Bashës për bashkëpunim vetëm nëse largohet nga Berisha dhe Kryemadhi, Rama me tone humori tha se nuk ka nevojë të mohojë askënd.
Ndërsa kur u pyet cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës, Rama tha, “Ministër shteti për relaksin”, ndërsa për Monika Kryemadhin tha: “Je në vete? Drejtorinë e përgjithshme të she rreve”.
Devi: Si i kërkon fëmijës ta mohojë babain?
Rama: Jo ta mohojë, të dalë në shtëpi tjetër.
Devi: Ku ka më shumë komunistë, tek PS apo PD?
Rama: Normalisht që në Gjirin e Lalzit.
Devi: Ke menduar për një zëvendësues?
Rama: Në mendim e sipër, po ju shoh dhe juve. Më shumë anoj nga ty (Dorit), por kape çik veten.