Kryeministri Edi Rama, ndodhet në shesh ashtu siç pati njoftuar në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, Rama shprehet se kjo është fitorja më e madhe dhe më e bukur.
Rama shprehet se pavarësisht, se pati shumë fleta të pavlefshme, Partia Socialiste ka thyer rekordin e vet.
“Fitorja me e madhe dhe më e bukur.
Edhe pse pati shumë fleta të pavlefshme, ne kemi thyer rekordin tonë.
Ky është rekord historik i kësaj skuadre të madhe”, shprehet Rama.
Kryeministri ka thënë më tej:
“Unë jam sot krenar si asnjëherë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u angazhua si patronazhistë, koordinatorë, drejtues, në këtë fushatë spektakolare dhe që dha më të mirën e vet për skuadrën tonë, kampione në fuqi. Por, më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që me urtësi e vendosmëri, vendosën me votën e tyre në një moment kaq sfidues për Shqipërinë. Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi”, tha Rama./noa.al/