Loading...

Rama: Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët në Bilisht të Korçës, i bëri apel opozitës, por jo vetëm, që të ruajnë distancimin social dhe të mos e përshkallëzojnë më tepër situatën e pandemisë në vend.

Rama tha se popujt seriozë në situata të vështira bëhen bashkë, e këtë gjë, ai kërkoi edhe nga opozita.

“Me keqardhjen që edhe këtu u desh të bëhej një organizim shumë i kujdesshëm duke lënë jashtë shumë më tepër se sa jemi këtu, por kjo është etika jonë, qasja jonë ndaj një problemi që është problemi i problemeve që duhet me e zgjidhur me patjetër.

Duam të sigurojmë shëndetin e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre, çdo jetë, e çdo shqiptar dhe shqiptare është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe kësaj bashkësie e ne nuk mundet ta vëmë në rre zik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lu fte. Një lu fte që ka karakterizuar këtë mandat të dytë. Ne kemi bërë një mandat qeverisës dhe se kemi pasur në kuptimin normal, jo për zgjedhjen tonë, as nga dëshira jonë kemi hyrë në një lu ftë, në një lu ftë me dy fronte. Me dy fatke qësi të mëdha.

Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lu fte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë ar mikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID. Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon.

Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po grantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga disatncimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota. Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë. Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një ar mik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.

Siç është e rëndë që kemi një opozitë, e cila sapo ndodh diçka, bëhet me të keqen, kundër zgjidhjes, jo kundër nesh. Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty.

Apeli im për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, shëndeti është për të gjitha dhe të sillemi si një komb serioz, si një bashkim njerëzish që nuk bëhemi qesharak. Të jemi të bashkuar në këtë drejtim, kur ka fatkeqësi të tilla popujt seriozë bashkohen. Ne duhet të jemi të bashkuar, sepse duhet ta fitojmë këtë luftë, siç po e fitojmë çdo ditë për pasojat e tërmetit.

Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë se si shkohet aty për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Ça ishte Korça përpara disa vitesh, një vend nga ku të gjithë donin të iknin, sot është një destinacion. Një destinacion që çdo ditë transformohet sepse tanimë shpirti i transformimit, i investimit i ka përfshirë të gjithë. në çdo rrugicë të Korçës hapen bujtina të vogla, krijohen vende pune, hapen dyer për të pritur turistë. Natyrisht për të fituar përmes punës së ndershme”, u shpreh kryeministri./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com