Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një pikat e planit të Partisë Socialiste për zhvillimin e turizmit.
Rama deklaroi sot nga Belshi se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit, duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.
“Ky është një vend i bekuar dhe këtu është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve të vogla që hapen për të kuptuar se jemi në rrugën e duhur për Belshin”, tha Rama.
“Këtu si kudo ka plot që jetojnë në emigracion. Është koha për t’u dhënë atyre jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet atje t’i investojnë tek shtëpitë që kanë lënë këtu, për t’i kthyer në bujtina në agro-turizëm dhe për të fituar nga shtëpitë e transformuara shumë më tepër se fitojnë atje jashtë shtetit”, deklaroi Rama.
“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do t’iu japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit”.
Kryeministri foli edhe për njjë amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre.
/NOA.al