Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në tvklan, dy kushërinj Shpëtimi dhe Lulëzimi të cilët së bashku me 6 kushërinj të tjerë janë pronrë të një pylli. Por nuk e dinë se çfarë ka ndodhur që një familje tjetër është bërë pronare e këtij pylli.
Shpëtimi dyshon tek Lulëzimi i cili mendon se e ka ndihmuar apo ka dhënë informacione edhe pa vetëdijën e tij që ata sot janë bërë pronarë të atij pylli. Sherri në studio ka degr aduar, ku nuk kanë munduar as sharjet dhe as ofe ndimet.
Shpëtimi dyshon se Lulëzimi ka folur me Artan Frakulli një nga pjesëtarët e familjes që është pronare e pyllit dhe dashje pa dashje do i ketë dhënë ndonjë informacion sepse ata nuk kanë patur informacion prej 90 vjetësh.
Shpëtimi: Unë dhe pjesëtarët e tjerë që jemi mendojmë se ky ka dhënë informacion se ka krushqinë në Mollas nga janë Frakullinjtë, ka lidhje miqësore.
Lulëzimi: Mos e bëj kaq banale, ti je fare, laje gojën me sapun që të kapësh krushqinjtë e mi me gojë.
Shpëtimi: Po ku merr vesh ti nga sapuni, ku di të lahesh ti je rural, ma tregon ti, po ulu atje o derë bardhë. Ku e njeh sapunin ti, tani e ke njohur, mos na trego përralla këtu.
Lulëzimi: Ndrysho pije, se ke pije të keqe. Do i bëj thirrje të gjithë trashëgimtarëve se ti je ngatërruar në maternitet dhe nipi i Ibrahim Azizollit nuk je. Nuk merrem më me të sepse kam 6 vite i shkëputur nga shtëpia. I hallakatur fare, ai nuk e kupton prapë se çfarë më ka bërë, nga shtëpia, familja ime as kalamaj, as grua, janë shpërndarë.
Shpëtimi: Ti je ma shtrues, familjen e ke të nderuar, shumë të mirë, por ti je ma shtrues dhe fat i keq.
Lulëzimi: Ti e di që je në merkatën e Elbasanit, por je në Tv Klan që e ndjek gjithë bota, do të të vijnë mesazhe, s’ke për të fjetur më për këtë gjë që po bën.
Shpëtimi: Po ku të llogaris unë ty, zero, fare. Ti je kot fare. E shf rytëzoi pyllin prej një viti, mori miliona Lekë dhe pjesëtarët që kemi më thonë mua, mos je bashkëpunëtor me Lulëzimin në shf rytëzim? Unë nuk kam marrë një gjethe nga pylli sepse është 100 hektarë pyll. Ky e shfrytëzoi, mori miliona dhe unë prapë u bëra i keq.
Lulëzimi: Kur t’i dalë pija pushon ky.
Të dy kushërinjtë nuk kanë qetësuar gj akrat me njëri-tjetrin, por Eni Çobani i ofron ndihmën e saj që t’i ndihmojë për këtë çështje dhe të zbardhë të vërtetën që fshihet pas problemeve të pronësisë së pyllit.