NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË SULO HOXHAJ.
Kryesia e Shoqatës Kallarati dhe familja Hoxhaj njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se sot në Vlorë u nda nga jeta veterani SULO HOXHAJ.
Varrimi bëhet në Kallarat, më 3 prill 2021, ora 11:00. Përcjellja e trupit nga Vlora për në vendlindje e tij në Kallarat bëhet sot ora 15:00.
Sulua u lind në Kallarat në janar të vitit 1931 në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e atdhetare.
Sulua së bashku me bashkëshorten Shazen kanë një kontribut të vlerësuar patriotik, atdhetar e shoqëror ndaj vendlindjes, Kallaratit. Ata lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan me sakrificë 5 vajza dhe dy djem të denjë për shoqërinë.
Sulua i përket brezit të atyre burrave që sakrifikuan dhe punuan me përkushtim e devotshmëri në rindërtimin dhe zhvillimin e fshatit. Shtëpia e familja tij në Kallarat ishte mjaft mikpritëse, jo vetëm për bashkëfshatarët e tij, por për miq, shok e vizitorë të shumtë që puna e detyra i sillte në Kallarat. Edhe pas daljes në pension Sulua vazhdoi të kontribuojë në organizatën e dëshmorëve dhe veteranëve të luf tës, si dhe në funksionimin e shoqatës dhe gazetën Kallarati.
Edhe pse vitet e fundit banoi në Vlorë, ai së bashku me Shazen, për asnjë çast nuk i shkëputën marrëdhëniet me Kallaratin, me njerëzit, duke qënë të pranishëm në çdo gëzim e hidhërim të tyre, pasi kishin të trashëguar ndjenjën e respektit e të dashurisë ndaj vendlindjes dhe bashkëfshatarëve të tyte, të cilën ua kanë përcjellë edhe fëmijëve të tyre.
Me këtë rast Kryesia e Shoqatës Kallarati, vlerëson me mirënjohje të thellë kontributin e tij ndaj vendlindjes dhe i shpreh familjes, bashkëshortes, Shazes, vajzave, Valit, Marjetës, Luizës, Pranverës e Thëllëzës, djemve Arjanit e Gentit, si dhe nipërve e mbesave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur e të shtrenjtë!
Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Tij! U prehtë në Paqe!