Loading...

Ngjarje e pazakontë/ Ishte në transmetim direkt, momenti kur drejtoreshës së Barnave i bie të fikët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për shtyp të autoriteteve shëndetësore në Danimarkë.

Teksa po komunikohej vendimi për heqjen e vaksinës Astrazeneca nga procesi i vaksinimit të popullsisë, Drejtores së Departamentit të Farmakologjisë së Agjencisë Daneze të Barnave, Tanja Erichsen, i ra të fi kët.

Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Më pas transmetimi u ndërpre menjëherë. Sipas mediave vendase Tanja kishte pësuar ulje të presionit të gja kut për shkak të lodhjes dhe në një deklaratë për median, anëtarët e Bordit Shëndetësor deklaruan se Erichsen është në gjendje të mirë.

Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi se siguria që ofron AstraZeneca i tejkalon rreziqet dhe mpiksjet e gjakut janë efekte anësore të rralla.

Kjo nxiti shumë shtete që të nisnin sërish vaksinimet në bllokun europian./NOA.al

https://youtu.be/RT0oiN5dCpk
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com