Ndërron jetë Rustem Peçi kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit.
Ai ishte ushtarak karriere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional.
Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë.
Vullnet Sina
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ(Nderi i Kombit), z. Rustem Peçi!🎖
Veteran i luftës heroike Nacionalçlirimtare, kolonel dhe ushtarak i mirëarsimuar duke shërbyer me dinjitet në detyra të larta shtetërore, dhe në epilogun e jetës së tij, mbajti lart vlerat e lavdishme antifashiste dhe të atdhedashurisë si kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ!
Duke vlerësuar kontributet madhore që z. Rustem Peçi la përgjatë jetës, të cilat do të mbeten gjithmonë të gjalla, shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes, anëtarëve të Organizatës së Veteranëve, kolegëve të shumtë, miqve!
U prehsh në paqe!🙏