Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me audio-përgjimin që publikoi sot gazetari Artan Hoxha.
Në audio-përgjim përfshihej kreu i Kadastrës, Artan Lame.
“Një audio-përgjim tro nditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, ba nditëve, të kor ruptuarve, shke lësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kr iminal të votës”, shkroi Meta përmes reagimit në Facebook.
“Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë he timet për këtë skandal të rëndë, që meriton nd ëshkim”.
“I bëj thirrje P olicisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për man ipulimin e provave të fl agrancës të kri mit zgjedhor”.
“Mos e detyroni popullin të arr estojë të paudhët!”, mbylli reagimin e tij kreu i shtetit.
Në audio-për gjimin e drejtorit të Kadastrës, që është publikuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha, Lame dëgjohet të japë direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.
Në audio përgjimin, të cilin gazetari Hoxha e ka publikuar në facebook, Lame thotë se nga 170 mijë dosje legalizimesh, vetëm 60 mijë bëhen, kurse për mbi 100 mijë të tjerë situata duhet mbajtur va rur.
/NOA.al
