Loading...

Meta në Vlorë: ‘I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që lu ftojnë më shumë korr upsionin, dhe jo që bëjnë gjasme’

Presidenti Ilir Meta i ka bë rë thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë e de noncojnë çdo te ntativë dhe ofertë për blerje v otash.

Meta ka kërkuar nga ata të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, dhe të zgjedhin veçanërisht më 25 prill kandidatët që e lu ftojnë më shumë korrupsionin.

Për Presidentin ka vetëm një interes që është Vlora, teksa ka deklaruar se nuk ka dyshime për blerje votash por një inkurajim publik nga vetë kryeministri Rama, referuar rastit të bisedës me Gjiknurin.

ILIR META: Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës, sidomos të rinjtë e të rejat, të nxitojnë drejt kutive të votimit më 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracisë, të votojnë t’i japim shpresë të rinjve që të jetojnë dhe të punojnë këtu në Vlorë të mrekulleushme dhe Shqipëri.

I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe de noncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë.

I ftoj qytetarët t votojnë për kandidatet dhe kandidatët që lu ftojnë më shumë korr upsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë.

Të mbështesin kandidatët që de noncojnë ko rrupsionin, dhe do kemi një Vlorë më të drejtë, një Shqipëri më të mirë. Dhe një Vlorë më të begatë.

PYETJA: Skraparin e keni lënë jashtë vëmendjes?

META: Unë kam qenë në Vlorë, gjatë aktiviteteve, së pari, së dyti Vlora është e të gjithëve, edhe e çdo Presidenti, aq më tepër i një Presidenti nga Skrapari, dhe nga Çepani që ka sjellë një çetë më vete.

Do të vij më shpesh, edhe pse pushimet sivjet mund t’i kalojmë së bashku.

S’ka dyshime, ka lidhje publike e inkurajim nga kryeministri. Përveç fakteve që i keni të gjithë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com