Oriela Nebijaj, ndonëse nuk u zgjodh deputete, dhe pavarësisht se forca e sa politike nuk fitoi zgjedhjet, është shprehur e lumtur me garën.
“E lumtur për mbështetjen dhe votat e zemrës! Krenare për besimin që ju më dhatë me votën tuaj”, ka qenë mesazhi i moderatores, që kandidoi nën siglën e PD-së.
Oriela Nebijaj ka qenë zëdhënëse e PD-së më herët, ndërsa u bë e njohur në ekran.
Ajo kandidoi në qarkun e Tiranës, por nuk u përfshi në listat fituese.
Ndonëse mori mjaftueshëm vota, nuk ia doli dot të thyejë as herësin për t’u bërë deputete e Kuvendit të Shqipërisë./NOA.al