Nga Mero Baze
Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie në Shqipëri, kanë nxjerrë Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij.
Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren.
Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua.
Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arre stuar për blerje vote dhe spazma des tabiliteti p siqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.
Nëse rezultate e exit polle-ve konfirmohen, Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin i vetëm.
Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrejë PD-në në kuotat e saj më të larta qyshkurse drejtohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar.
Ai tashmë është kryetar i asaj partie, pasi ka mundur të bëjë një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD-në. Gjithë garat e tjera i ka h umbur.
Kundërshtarët e tij në parti, mund t’i vër sulen si hu mbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shk atërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gja kderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk i shikonte.
Pjesëmarrja në votime, përkundër perceptimit se po rritej, në fakt po shkon tek viti 2017, dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi i ndryshëm i votimit paradite.
PS nuk mendoj se ka hu mbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit polle-t, edhe pse me ato është fituese.
Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD.
Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.
Por pavarësisht këtyre de bateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar.
Exit poll-et si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri.