Në kampin demokrat zgjedhjet treguan se të rinjtë janë më të preferuarit.
Më e votuara deri më tani nga radhët e PD-së për qarkun e Durrësit është 22-vjeçarja Andia Ulliri.
Kjo e fundit ka arritur të grumbullojë 5280 vota.
Janë numëruar 276 nga 481 Qendra Votimi në total në Qarkun e Durrësit.
Pas saj renditet kandidatja Manjola Luku me 4361 vota, Igli Cara me 3.269 vota dhe Rezart Tusha me 3,034 vota.
Andia Ulliri, nga zona e Krujës, renditet e 6-ta në listën e PD-së, aq sa mandate a fituar kjo forcë politike në këtë qark.
/NOA.al