Kryeministrin Edi Rama, Gilberti nuk la pa e pyetur se kujt do t’ia linte drejtimin e Partisë Socialiste, kur të largohej. Megjithatë, ai nuk mori përgjigjen që priste…
Gilbert Fevziu: Një ditë do lodheni dhe do e dorëzoni PS, apo jo?
Edi Rama: Kurrë.
Gilbert Fevziu: Kurrë? Je bërë si Berisha në 2013-n. Do rrish kryeministri deri në 2100 mër burrë i dheut. Kur ta dorëzoni partinë?
Edi Rama: Jo të jemi të qartë, nuk do lodhem kurrë.
Gilbert Fevziu: Nuk po them që do lodheni, kur të vendosni që të largoheni.
Edi Rama: Hë pra… po mos bëj provokime këtu.
Gilbert Fevziu: Po dakord. Kur të vijë dita.
Edi Rama: Se bëni edhe ju edhe ai Fevziu tjetër bëni si asnjanës, po jemi ca provokatorë, jeni të kapur, e di si iu ka bërë Sandri apo jo.
Gilbert Fevziu: Na ka bërë, na ka bërë milionerë na ka bërë, me djersën e ballit, nuk i bie njeriu në qaj. Në rregull! Ja kështu posi.
Edi Rama: Milioner që rri kërkon nga 100 euro kush vjen në studio.
Gilbert Fevziu: I dua për bixhoz vëlla. Lekët e rrogës i çoj në shtëpi.
Edi Rama: Po ku ka bixhozçi që i çon lekët në shtëpi, je në terezi ti.
Gilbert Fevziu: Nejse. Nga këta të rinjtë e PS-së kur të largoheni ju, cilit do t’ia lini partinë. Për shembull, Erion Veliajt, Ogerta Manastirliut apo Luljeta Bozdos, që të përcjellë brezat e rinj.
Edi Rama: Kjo do varet kush do të marrë PD pas këtyre zgjedhjeve, Fevziu i rremë apo Fevziu i vërtetë. Se po ta marrësh ti, duhet tjetër profil kundërshtari, po ta marrë Fevziu i rremë duhet tjetër profil kundërshtari.
Gilbert Fevziu: E kuptoj. Nuk e paske ndarë akoma kujt do ia lesh…/tvklan