Kryeminstri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, ka uruar moderatoren Eni Vasili për shtatzëninë.
Kryeministri gjatë urimit u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, por i uroi më të mirat.
Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël, pas lajmeve të ndryshme në mediat rozë.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen.
Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.
Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 Prillit”.
Nga ana e saj Vasili është shprehur: “Është e vërtetë”.