Kryeministri Edi Rama ka treguar se që i vogël vuan nga një alergji, ndërsa tha se do të ishte në rr ezik për jetën nëse do të infektohej me COVID.
Ai rrëfeu edhe një sekret, ku u shpreh se ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me porosi të princit, i kishte sugjeruar që të bante vaksinën.
“Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. Turqia është një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme për suksesin në mjekësi, po vaksinon me atë vaksinë dhe ka goxha sukses.
U hap llafi nga doktor Saliu që vaksina kineze është vd ekjeprurëse, se Kina nuk e lejon te personat mbi 60 vjeç. Nuk e di ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që të përhapë këto llafe kur njerëzit janë në panik. Kinezët filluan nga krahu i punës dhe pjesën 60+ e lanë më pas. Nuk ka asnjë lloj arsye për të pasur merak sepse vaksinat që po bëhen janë të sigurta.
Do ta bëja patjetër vaksinën kineze nëse nuk do isha vaksinuar me Pfizer. Kur isha në EBA dhe u takova me ministrin e Jashtëm, më tha që të bëja vaksinën se është perfekt. Vaksina kineze është bërë në rrugë tradicionale.
Nga pikëpamja e tundimit për ta bërë, sepse unë kam një problem me anën alergjike, dhe në fillim më tregohej si një rrezik i madh nëse do merrja COVID-in. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera.”, tha Rama.