Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur paraditen e së dielës procesin e vaksinimit në Fier.
Në këtë qark, vijon prej tetë ditësh vaksinimi në qendrat shëndetësore të qyteteve e në fshatra.
Ndërsa shikonte nga afër procesin e vaksinimit, kryeministrit iu afrua një vajzë e vogël, me një shportë të mbushur me vezë për Pashkë.
“Sot është festa e Pashkëve, dhe do të jap një vezë pashke,” i thotë vajza kreut të qeverisë.
Megjithatë, Rama i mori të gjithë shportën, dhe vajza largohet disi e habitur.
Kryeministri ia dorëzon shportën më tej prej njerëzve të tij dhe vazhdon inspektimin e procesit të vaksinimit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi po ashtu një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier.
Ai deklaroi se biznesi i vogël në Shqipëri është motor i punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa theksoi se sot biznesi i vogël e ka taksën zero.
“Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur ata që janë më të pasur. Një taksë që mbështet më të fortin dhe më i dobëti le ta gjejë rrugën vetën. Por njerëzit duhet të mbështeten që të rriten. Një fëmijë nuk mund të br aktiset rrugë, kështu është edhe një biznes i vogël.
Të nxjerrësh çdo muaj 9 % të fitimit tënd që të çosh Lulin të flejë në kryeministri, kjo është e pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën xhepi yt nxjerr fitimet e tua”.
Rama ironizoi sërish opozitën si dhe ata që e akuzojnë se mbeti në ekran.
“Ata mburren se na futen në NATO, në fakt jemi aleatë të SHBA-ve. Ata nuk kishin një ambulancë, po licë që hanin fara, mësues që viheshin në rrsht. Luli është peng i Ilirit dhe Monikës”, tha Rama. Edhe kur ishte në kolacion me LSI, Rama tha se është përpjekur për reforma, kurse kundërshtari për vende pune. “Ne propozonin një reformë, ata 10 vende pune” , tha kreu i qeverisë.
“Me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin e ke thjeshtë nuk ke qejf ta shohësh ndërro kanal dhe shih “Përputhen”, tha Rama.
Ndërsa u ndal tek pandemia, kryeministri theksoi se vaksinimi do të vazhdojë për të fituar be tejën dhe për të dalë nga tuneli i pandemisë, me qëllim që sezoni turistik të jetë sa më normal.
/NOA.al