Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Rama tha se po shpërndajnë dhe trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 mln.
Sipas tij, ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.
“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm. Një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur dhe motivuar ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top por me mendjen tap nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte nëpër tiranë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 mln. Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi Rama./K.B/NOA.al