Opinion nga Lorenc Vangjeli
Eshtë ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet më parë: “Do t’jua ngrij buzëqeshjen në buzë!”. Socialistët e Ilir Metës dhe Fatos Nanos rikonfirmuan atëherë mandatin e dytë në zgjedhjet e trazuara të 2001-shit, por kishin përballë një opozitë që ju premtonte sërish trazim l ufte.
Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dra matik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të.
Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe th ika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urre jtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri. Kush ishte pakicë urrente shumicën dhe kush bëhej shumicë, harronte kohën e rëndë të të qenurit pakicë.
Edhe socialistët në opozitë nuk do të pranonin të thoshin një fjalë të mirë për kundërshtarët e tyre edhe nëse ata do të shpiknin rrotën. Ata ndjenin gëzim të lig rast pas rasti për çdo defekt qeverisjeje, të bindur se çdo dë shtim i kundërshtarëve, shkurtonte udhën e tyre drejt pushtetit.
Përm bytja apo zj arri, ca nnabis-i apo ndërtimet pa leje, koncesionet apo lejet e ndërtimit, të rmeti apo pandemia, pa pikën e rëndësisë se çfarë ndodh dhe pse ndodh, për të majtë e të djathtë janë vetëm mundësi për të su lmuar qeverisjen e radhës brenda të njëjtës kornizë keqkuptimi të roleve dhe raportit që kanë në demokraci pozita dhe opozita.
Pakkush shënjon se ditën e zgjedhjeve, përtej daulleve të fituesit, në fakt është zgjedhur edhe një institucion i një rëndësie të dorës së parë për sistemin. Pakkush kupton se opozita është një nga shtyllat e demokracisë që mban në këmbë sistemin me kombinimin e parimit të balancës dhe kontrollit.
Në të kundërt, tradita në Shqipëri sugjeron se opozitë e fortë është ajo që ulërin, që bojkoton, bllokon, destabilizon, tremb dhe që di të konfrontohet si në betejë me armë. Kaq i fortë është ky lloj perceptimi sa shfaqjet më shumë se të rralla që japin shembull të kundërt, numërohen në rendin e tr adhëtive.
Shpatullat e Berishës që i rr ahu Edi Rama mbas t ragjedisë së Gërdecit, ende sot ndër socialistë e demokratë shënjojnë ga bimin e kryeministrit të sotëm. Dy-tre lëvizje paqeje të Bashës për qetësi pas tërmetit dhe mature në fillim të pandemisë, me siguri do t’i llogariten nesër si arsyet se pse ai do të hu mbasë zgjedhjet dhe jo si pamjaftueshmëri e pavendosmëri për të bërë që në të djeshme, një opozitë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Ndryshe nga sa pritej, Basha edhe më shumë se vetë radikali Berisha, radikalizoi në ekstrem markën e tij të opozitarizmit, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe e shndërroi partinë në një shoqatë vullnetare me seli gjigante, kurse sk ifterët veteranë i mbylli në kafaz Facebook-u.
Duke dez ertuar nga detyra e këtij mandati, e gjithë opozita i ka bërë shërbimin më të çmuar mandatit të tretë të Edi Ramës dhe dëmin më të madh të mundshëm shoqërisë shqiptare, sistemit dhe vetvetes.
Opozitat në Shqipëri janë reflektive. Sillen me refleks kundërshtie dhe jo me logjikë mendimi. Ato vetëm mohojnë, por nuk pohojnë kurrë. Ndeshen me urrejtje dhe refuzojnë dashurinë. Ato e konsiderojnë të qenit në opozitë si natë polare ku nuk del dielli dhe shohin vetëm njolla të zeza edhe me diell para syve. Për to buxheti nuk është plan i shpenzimit të parave publike, por thesi që grabitet deri në fund nga qeveria, koncesioni nuk është një marrëveshje ekonomike që mund të jetë edhe e gabuar, por vetëm një instrument për të gra bitur çdo qindarkë apo dhe vaksina nuk është një shpresë për të luftuar pandeminë, por një makth që e sjell qeveria për të to rturuar qytetarët.
Me të gjitha gjasat, opozitarët e djeshëm të majtë e përfytyronin Berishën sesi shkonte në mëngjez në kryeministri duke llogaritur sesa kuintal euro do të çonte në darkë në shtëpi, kurse të djathtët e sotëm me të njëjtën cak fantazie, përfytyrojnë Ramën sesi gropos në Surrel kuintalë me euro çdo mëngjez në të gdhirë.
Çdo ministër një ha jdut, çdo firmë një vj edhje, çdo militant një i lumtur, çdo ban dit, një kravatë politike mbas, kjo është bindja që krijon shumica dërmuese e opozitarëve, qoftë kur zgjohet në Bathore, qoftë kur ngryset në njësinë pesë, në qarkun e Tiranës apo edhe kur i rri ngjitur si mbathje virgjëreshe derës së kryetarit të partisë.
Zgjedhjet e 25 prillit kanë vetëm një shans të qartë që nuk duhet hu mbur. Rikthimi në normalitet i sistemit dhe zgjedhja e opozitës morale të vendit. Një opozitë që duhet të dijë detyrat dhe vendin e saj, që të ketë minimumin e inteligjencës për të kuptuar se dhuna dhe bojkoti janë mjete që dëmtojnë gjithkënd.
Pastaj, nëse kryeministër nuk është as kësaj rradhe Lulzim Basha, kjo nuk është meritë e Edi Ramës. Tapia e tretë e Ramës në kryeministri është akti formal që e firmosi vetë njeriut që fati i dha gjithçka, por që dështoi të rithemelonte opozitarizmin normal. Që të fitonte për herë të parë, Bashës i mjaftonte vetëm të mbante të pandryshuar buzëqeshjen e hershme të njeriut një milion dollarësh kur hyri për herë të parë në pushtet. Revista Java