Loading...

Ish-Presidenti Bujar Nishani kundër Lulzim Bashës: Po mban p eng PD-në, duhet të largohet

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë hapur kundër kryetarit të Partisë Demokratike pas humbjes në këto zgjedhje.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Nishani shkruan se z. Basha po tenton të mbajë peng Partinë Demokratike, në kushtet ku kur ka humbur katër herë radhazi.

Thotë se partia nuk është pronë e një personi, por shtëpia e lirisë e shumë shqiptarëve.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dës hpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.

Qeverisja e ko rruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dë shtimeve !

Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.

Sot përgjegjësi kryesor i 4 hu mbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë pe ng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal!

Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dë shtimit të tij personal prej 8 vitesh !

Sot Edi Rama mban p eng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë pe ng Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.

Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.

Askush nuk do të mundet ta marrë atë pe ng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

#MakePDGreatAgain. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com