Imami Ahmed Kalaja ka sqaruar opinionin publik ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës, ku shtetasi Rudolf Nikolli është futur në ambientet e brendshme të objektit të kultit duke plagosur me thikë 5 persona.
Ahmed Kalaja e cilësoi një akt b arbarie ngjarjen, ndërsa theksoi se shpreson që të mos ketë qenë një akt ter rorist.
“Ka ndodhur një akt bar barie pranë xhamisë Dinë Hoxha, ku një njeri i arm atosur më th ikë, go det besimtarët brenda xhamisë.
Nuk mjaftohet me besimtarët, por g odet edhe njerëzit në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arr estuar! Situata është në kontroll nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Lus Zotin që të shërojë vëllezërit tanë!
Shpresoj që të mos ketë qenë akt te rrorist, shpresoj të ketë qenë njeri me të meta me ndore. Shpresoj që për punë orësh xhamia të kthehet në gjendjen e mëparshme. Zoti largoftë nga ne njerëzit me probleme, që duan të prishin harmoninë dhe qetësinë e këtij muaji të begatë. Janë pl agosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë dhe vëllezër besimtar që kanë qenë duke adhuruar zotin atë moment”, sqaron ai.