Loading...

Flet nëna e kuzhinierit të zh dukur nga Vlora, ja ku është parë për herë të fundit…

Familjarët e 50-vjeçarit Arjan Shabanaj nga Selenica kanë 9 ditë që nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre.

Nëna e tij, Tefta tregon se i humbi kontaktet me të birin mbrëmjen e 21 prillit, pasi të dy morën pjesë në mitingun elektoral që mbahej nga PD-ja, në atë zonë.

Pas mitingut nëna thotë se u kthye në shtëpi, por i biri nuk e ndoqi nga pas.

“Atë natë që erdhi zoti Lulzim Basha shkuam atje, qëndruam atje në kohën që erdhi zoti Lulzim Basha, nja 10 minuta dhe mua djali më tha, nëna mos kalo këtej nga turma se do të shtypin njerëzit, por kalo këtej nga është rruga për shtëpi. Dhe unë ashtu bëra, me 3-4 gjitonë që kisha erdha në shtëpi. Prita 20 minuta nuk po më vinte djali, e marr në telefon dhe telefoni u mbyll, por jo sikur u mbyll vetë, por sikur e mbylli njeri. Kur e mora prapë telefoni u fal fare dhe u shqetësova dhe u ngrita dhe dola në Pazar. Bëra de noncimin, ka qenë ora 2 e 30-3 e natës”, tregon ajo.

Nëna e 50-vjeçarit me profesion kuzhinier, tregon se e ka mësuar nga shokët e të birit që mbrëmjen e 21 prillit, pas përfundimit të mitingut, ai është nisur me makinë drejt Vlorës.

Prej asaj dite thotë se s’ka mësuar më gjë prej tij.

“Dëgjova nga shoku i tij që e dëgjova Arjanin që tha dhe unë do vij me ca shokë në Vlorë. Mirë kishte thënë ai, shihemi në Vlorë. Me kë shok iku ky njeri, me kë ka hipur ky njeri në këtë makinë? Ku vajti kjo makinë?”, janë pyetjet e të moshuarës që kërkon të birin prej 9 ditësh.

Nëna e 50-vjeçarit tregon se Arjani është një kuzhinier profesionist që prej vitesh ka punuar dhe përtej kufijve.

Ajo mohon që ai të ketë pasur ko nflikte pasi ishte i qetë dhe pa probleme.

Dy shimet e saj janë që i biri mund të jetë v rarë që mbrëmjen e 21 prillit.

“Djali ka qenë shef kuzhine për 15 vjet. Ai nuk kishte ndonjë shoqëri të k eqe. Në qoftë se kishte ndonjë kon flikt në telefon nuk e di, por kështu nuk kemi pasur. Dy shimi aty është, mua thashë djalin ma vr anë socialistët. Unë dua ta gjej të vd ekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë, jo më tutje, e kanë bërë që atë na të të zezën”, deklaron nëna e të zhd ukurit.

Arjan Shabanaj i cili rezulton që prej datës 21 prill i hu mbur, prej një moshe të re punonte në kuzhinë, madje dhe në shtëpitë e VIP-ave, futbollistëve apo edhe politikanëve shqiptarë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com