Loading...

Edi Rama tashmë është i pandalshëm!

Redaksionale NOA

Kur nisi fushata elektorale në Shqipëri, dy partitë kryesore dolën me këngën “himn” për secilën. Partia Socialiste zgjodhi këngën e reperit amerikan Pitbull, publikuar në maj të vitit 2020, “I Believe That We Will Win”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.

Kurse demokratët zgjodhën hitin “Unstoppable” të këngëtares “Sia” që në shqip përkthehet “Të pandalshëm”. Më vonë, PS hoqi dorë nga Pitbull dhe e zëvendësoi atë me këngën e Aurela Gaçes, “Hape veten ti”, fituese e të parit edicion të festivalit “Kënga Magjike”.

E ndërsa Basha dukej në avantazh gjatë gjithë fushatës dhe i pandalshëm në bindjen se do të fitonte zgjedhjet, e diela e 25 prillit dhe ditët në vijim, treguan se i pandalshmi i vërtetë ishte Edi Rama.

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak kuti votimi të panumëruara, kryeministri ka siguruar të paktën 73 mandate në Parlamentin me 140 deputetë, të mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re.

Ndonëse demokratët kanë më shumë se 10 për qind rritje krahasuar me 2017, ndryshimet kushtetuese që kaloi Rama në Parlamentin e kontrolluar totalisht prej tij, e ndihmuan atë, që të marrë më shumë mandate, edhe pse ndarja e dy kampeve, PS dhe opozitë ka një diferencë prej rreth 1-2 për qind.

Me një parlament që do të vazhdojë të dominohet prej tij, me bashkitë thuajse të gjitha të kontrolluara prej tij, me ligjet dhe paketat ligjore tashmë të kaluara në Parlament, me një skemë zgjedhjeje të Presidentit të ri më 2022 edhe me shumicë të thjeshtë, Edi Rama tashmë është i pandalshëm. Ai ka siguruar një mandat katërvjeçar, i cili hap rrugën për vazhdimësi edhe më afatgjatë, pasi opozita tanimë duket e shteruar në planet e saj për fitore.

Një largim i mundshëm i Bashës nga drejtimi i demokratëve, do ta gjente forcën më të madhe të opozitës të papërgatitur për një drejtim të ri. Përgjatë këtyre tetë viteve, kjo parti ka investuar maksimalisht për kreun e saj dhe tani që ai ka hu mbur, PD gjendet përballë dilemës për kreun e ri. Edhe ky, është një argument që e forcon pozicionin e Ramës, si të pandalshmin e politikës shqiptare, sepse që të krijohet një lider i ri do të duhen vite që ai të bëhet faktor politik i gjysmës së shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka dë shtuar bindshëm në risitë politike. Asnjë forcë e re nuk ka pasur dhe nuk po ka të ardhme në këtë vend. Fatke qësia është se edhe ato pak forca të reja politike në të vërtetë janë palo forca të vjetra, njerëz të rënë nga ofiqet e partisë kryesore të opozitës dhe të katapultuar në partiza të reja. Ndonëse disa kanë hedhur shumë pará, rezultati i tyre është i qartë, ato shërbyen vetëm për të minimizuar numrin e mandateve të Partisë Demokratike.

Sigurisht që politika është surprizë në çdo kohë dhe çdo gjë mund të ndryshojë, por për momentin është e qartë se askush nuk e ndal dot Ramën!/noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com