Pasditen e djeshme është ndarë nga jeta ish-futbollisti i qytetit të Cërrikut, Ndriçim Beshiri, i cili ia kushtoi tërë jetën futbollit, si trajner me ekipet e moshave dhe ekipin e parë të Turbinës.
Ai njihej si një nga futbollistët më të shquar të Turbinës së Cërrikut, ndër vite.
Beshiri u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare.
Mësohet se ai pësoi t rombozë, ndërkohë që e kishte kaluar Covid.
Edhe pse e fitoi be tejën me Covid, nuk dihet se kishte marrë vaksinën, teksa si shkak është bërë tro mboza që i mori jetën.
Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk mbijetoi dot.
Çimi ose Gurashi siç njihej ndryshe nga miqtë dhe shokët e tij, ka luajtur me Turbinën që me moshat e deri tek ekipi i parë në vitet 1977-1990.
Ai ka shërbyer për disa kohë si zv/trajner i ekipit të Turbinës. Klubi i Turbinës i ka shprehur ng ushëllimet më të sinqerta, fëmijëve të tij dhe njerëzve më të dashur të familjes Beshiri.
/NOA.al