Ndërkohë që në katin përdhes babai vr iste me çekiç nënën e tyre, në kulmin e një zë nke të dh unshme, fëmijët ishin mbyllur në tualet, të ter rorizuar nga përpl asja, që duket se ishte e disata mes prindërve të tyre.
Ky është një nga detajet më rrë qethëse nga ngjarja tra gjike e ndodhur pasditen e së dielës në qendër të Pove del Grappa, në një apartament në rrugën Bastianelli, aty ku shqiptarja 39-vjeçare Dorina Alla mbeti e v rarë nga bashkëshorti i saj, 51-vjeçari Gëzim Alla, me profesion murator.
Vajza më e madhe e dy fëmijëve, telefonoi nga tualeti kushërirën që jetonte jo shumë larg familjes. Por kur e reja erdhi, për Dorinën ishte tepër vonë.
Dy fëmijët, që dëgjuan ul ërimat e nënës së tyre u ngjiten me vrap në katin e mësipërm dhe fatmirësisht nuk e panë vr asjen. Ishte vetë 51-vjeçari i cili pas kr imit njoftoi kar abinierët, duke i thënë se kishte vr arë gruan dhe kur ata arritën në vendngjarje ishte ai që i hapi derën, raporton tv Klan.
Në vendngjarje shkuar forca të shumta po licie dhe ambulanca, por për shtëpiaken 39-vjeçare, nuk mund të bëhej më asgjë. Me mbërritjen e kara binierëve fëmijët u nxorën nga një derë tjetër e shtëpisë dhe u dërguan tek një familjar që jeton në Bassanese.
Gëzim Alla, pasi u mor në pyetje në Bassano, mbrëmjen e së dielës, ku dhe pranoi autorësinë e kr imit, u arr estua për akuzën e vr asjes dhe ndodhet pas hekurave.
Mediat italiane shkruajnë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se çifti, pavarësisht zë nkave, që kohët e fundit duket se kishin qenë gjithnjë e më të shpeshta, nuk ishin të njohur për forcat e rendit, as nuk kishte pasur de noncime.
Një i afërm tha për Telegiornale Rai të Veneto-s se gruaja donte të ndahej. Ngjarja tr onditi komunitetin e vogël ku familja shqiptare kishte shkuar që prej vitit 2017.