Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kr iminalistikës, Artan Rexhepi ishin të ftuar në studion e “Shqipëria live” për të analizuar vr asjen e djeshme në Elbasan.
Por, pjesa e dytë e emisionit nisi me de batet mes dy të ftuarve, që në fakt vazhdonin që nga momenti i publicitetit.
Bledi Mane ak uzoi Rexhepin se e ka k ërcënuar atë si gazetar. “Jo ti, po s’ka burrë nëne që mund ta gë rricë me gazetarët, sidomos në shtëpinë e tyre”.
Rexhepi: Nuk kam asgjë me ty!
Mane: Nuk mund të kesh asgjë me mua ose me kolegët e mi. Do të flasim jashtë!
Ndërkohë, Rexhepi heq mikrofonin dhe çohet nga karrigia. Bledi Mane tha se “dua të kërkoj një falje publike”, gjë që nuk ndodhi.
Sipas dy moderatorëve në studio, nuk u dëgjua ndonjë kë rcënim nga Rexhepi, megjithatë situata mbetet e paqartë. Të dy të ftuarit u larguan nga emisioni, i cili transmetohet direkt në Top Channel, ndërkohë që vijoi transmetimi normal i programacionit. /tch