Pronarët e restoranteve dhe bareve në Romë të Italisë, nuk janë aspak të kënaqur me rregullat e reja të vendosura nga autoritetet shëndetësore, me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infektimeve përtej Adriatikut.
Sipas mediave të huaja, qindra persona u lëshuan në rrugë të martën dhe u pë rleshën me p olicinë.
Qytetarët prot estuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan nga qeveria që baret dhe restorantet të hapën sërish, pasi pretendojnë se gjenden në një kr izë të vështirë financiare.
Agjencia e lajmeve Associated Press, raporton se forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e pol icisë dhe se sipas tyre, anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis tu rmës që shkaktuan trazira.
Kujtojmë se baret dhe kafenetë në Itali janë mbyllur të paktën deri në fund të prillit.