Loading...

Basha: ‘ Vlora do të votoj për ndryshimin’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi.

Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Në 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin.

110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shk atërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i pr ishë siç pr ishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, bru talitetin, arr ogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më. Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shk atërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë”, tha Basha./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com