Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin e Partisë Demokratike, për artin, kulturën dhe trashëgiminë.
Basha tha se në këto vite kryeministri në ikje nuk ka bërë asgjë për artin dhe artistin.
“Në këtë shesh u thanë shumë. Nuk më ka mbetur gjë tjetër vetëm të theksoj vullnetin e palëkundur. Unë vij këtu me peshën e rëndë të përgjegjësisë. E kam thënë se zgjedhjet e 25 prilli janë vendimtare sepse këto ditë po lu ftojmë për të ardhmen e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje ngrihet pyetja nëse do të vazhdojmë në rrugën e shkatërrimit, largimit nga Europa apo do të zgjedhim ndryshimin një të ardhme më të mirë duke u bërë pjesë e BE që do të prekë dhe përmirësojë jetët e të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.
Lideri i opozitës premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
“Unë dhe PD zotohemi të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte. Ne angazhohemi ta bëjmë artin dhe kulturën të aksesueshem për të gjithë. Është një faktor themelor për një shoqëri të shëndetshme”, tha ai./NOA.al