Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la të kuptojë sonte se nuk ka në plan të largohet nga drejtimi i forcës kryesore të opozitës duke paralajmëruar se po përgatitet për be teja të tjera elektorale.
Në një dalje për mediat ku foli për rezultatin, Basha theksoi se beteja për demokracinë sapo ka filluar, duke siguruar se Shqipëria do të fitojë.
“Be teja jonë për demokraci ka vijuar e pandërprerë çdo çast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë. Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë. Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi.”
Ndonëse nuk e tha asnjëherë hapur se PD ka humbur, Basha pranoi se këto zgjedhje ishin disfatë. Por ai sqaroi dhe arsyet pse sipas tij ndodhi kjo:
“Këtë herë kjo nuk mjaftoi, sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë be tejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shka tërruar garën e ndershme elektorale.
Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjedhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.
Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.
Ata përdorën milionat e koncesioneve të korr uptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kr iminelët dhe ba ndat, kër cënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe ma sakrën elektorale.
Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të kr imit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e kr imit në listat e tij.
Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri”. /noa.al