Loading...

Basha: ‘Mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin!’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një apel drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më 25 prill dhe të votojnë ndryshimin.

Përmes një videomesazhi, lideri demokrat theksoi se i vetmi ndryshim për të cilin do të votojnë është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit.

“Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON”, tha Basha./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com